Rally në Argjentinë, Evans kryeson pas ditës së parë

29/04/2017 00:00

Elfyn Evans merr kryesimin në përfundim të ditës së parë të Çmimit të madh të Argjentinës në Botërorin e Rally. Piloti uellsian ishte fituesi i 8 etapave të kësaj ditë edhe pse pati disa probleme mekanuike në makinën e tij Ford.

Evans arriti që në përfundim të këtyre 8 etapave të lërë në vendin e dytë Mads Ostberg me 52.8 sekonda më shumë, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua belgu Theirry Neuiville që la pas kryesuesin e botërorit të Rally Sebastian Ogier.

Kjo ditë nuk ishte shumë pozitive për Citroën dhe Kris Meeke me britanikun që doli jashtë piste në etapën e 4, ndërkohë që shoku i tij i skuadrës Craig Breen, pati probleme në kutinë e marsheve. Nuk shkuan shumë mirë gjërat as për Jari Matti Latvala që u rendit në vendin e 6 për shkak edhe të një problemi me motorin e tij që u nxeh më shumë seç duhej.

Top Channel