Kërcënimi Koreano-Verior/ SHBA, gati sistemi anti raketë

27/04/2017 00:00

Komandanti i ushtrisë amerikane në paqësor, thotë se sistemi i avancuar i mbrojtjes raketore në Korenë e Jugut, synon ta kthejë liderin koreano-verior Kim Jong Un me këmbë në tokë, por jo në gjunjë.

Admirali Harry Harris, shef i komandës amerikane në paqësor, tha në kongres së SHBA do të jetë gati me teknologjinë më të mirë, të mbrohet nga çdo kërcënim i Koresë së veriut.

SHBA ka dislokuar luft-anije dhe një nëndetëse në gadishullin korean. Kina argumenton se sistemi raketor amerikan Thaad, do të destabilizojë sigurinë. Tensionet janë rritur në mesin e frikës së Koreja e veriut mund të planifikojë të tjera teste raketore apo bërthamore.

Duke folur para senatorëve në Shtëpinë e Bardhë, admirali Harris, tha se ai besonte se Koreja e veriut do të përpiqet të sulmojë SHBA sapo të arrijë kapacitetet e duhura ushtarake.

“Me çdo test që kryen, Kim Jong Un i afrohet qëllimit të tij, që është përdorimi i armëve bërthamore në qytetet amerikane. Ne kemi thënë, të gjitha opsionet janë në tryezë”, tha Admirali Harry Harris

Duke folur për sistemin mbrojtës nga raketat, Harris sqaroi se është një sistem i drejtuar nga veriu dhe jo nga perëndimi dhe nuk përbën asnjë kërcënim për Kinën. Komentet e tij vijnë pasi Kina inauguroi aeroplanmbajtësen më të fundit të saj, shenja e radhës kjo e rritjes së fuqisë së saj ushtarake. Anija është lëshuar në ujë në portin verilindor Dalian dhe do të jetë operacionale para vitit 2020.

Top Channel