Pas 28 viteve, Luiza Gega thyen rekordin në 10 mijë metra

25/04/2017 00:00

Përveç sukseseve në arenën ndërkombëtare, në vendin tonë atletja Luiza Gega duket se nuk njeh kundërshtarë, madje ka arritur të thyej edhe një rekord të vendosur 28 vite më parë.

Në Kupën e Republikës në atletikë, Luiza Gega thyen rekordin kombëtar për garën 10 mijë metra.

Atletja arriti ta përfundonte garën për 33 minuta e 31 sekonda.

Rekordi i mëparshëm në 10 mijë metra ishte vendosur në vitin e largët 1989 nga atletja Anila Meksi.

Top Channel