Venezuelë, vazhdojnë protestat, 24 të vdekur

25/04/2017 00:00

Tre persona të tjerë janë vrarë në Venezuelë, në protestat rivale mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të presidentit Nicolas Maduro.

Aktet e fundit të dhunës e çojnë në 24 bilancin e të vdekurve në 3 javë protesta që kanë përfshirë vendin latin.

Një aktivist i të drejtave të njeriut, Tarek Saab ka deklaruar se shumë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhen mes jetës dhe vdekjes.

Protestat shpërthyen nga vendimi i Gjykatës Supreme për të marrë kompetencat e fraksionit opozitar, të dominuar nga Asambleja Kombëtare.

Kthimi mbrapsht i vendimit më pas nga gjykata nuk mjaftoi për të ndalur valën e dmonstratave, me mbështetësit e opozitës që kërkonin zgjedhje të menjëhershme.

Ditën e hënë, një person u qëllua për vdekje në një demonstratë pro-qeveritare në qytetin Merida. Dy persona të tjerë, njëri në Merida dhe tjetri në Barinas humbën gjithashtu jetën në rrethana të paqarta.

Ende nuk dihet se në cilin krah të protestuesve ishin. Guvernatori i shtetit të Meridës, Henrique Capriles, një nga figurat kyçe të opozitës venezueliane, deklaroi në Twitter se, për vdekjet janë përgjegjëse grupet paraushtarake.

Top Channel