U19/ Grumbullohen kombëtarja e meshkujve dhe femrave

25/04/2017 00:00

Trajnerët e kombëtareve të moshave për meshkuj dhe femra, deri në 19 vjeç, nisën grumbullimin për objektiva të ndryshëm, Europiani për futbollin e meshkujve të Erion Bogdanit dhe stazhi përgatitor për ekipin femrave të teknikut Nevil Dede.

Ish sulmuesi Bogdani zyrtarizoi emrat e zgjedhur në kuadër të përgatitjeve që do të zhvillohen për kualifikueset e Kampionatit Europian  U-19, të cilat do të luhen në muajin tetor.

Lista përbëhet kryesisht me futbollistë që aktivizohen në klubet shqiptare të cilët do të vëzhgohen nga afër dhe do të kenë mundësinë të bindin trajnerin se e meritojnë një vend në listën përfundimtare të të grumbulluarve për kualifikueset.

Paralelisht me kombëtaren e U-19 të meshkujve të trainerit Erion Bogdani, edhe trajneri i skuadrës kombëtare të femrave për moshat U-19, Nevil Dede ka shpallur listën e futbollisteve që ka thërritur për grumbullimin disa-ditor në Durrës. Spikat në listën e radhës të trainerit portierja Meriem Isa e cila vjen nga Suedia dhe aktivizohet me ekipin e Rozengard.

Top Channel