Mediat: Messi fitoi “Klasiken”

24/04/2017 00:00

Një recital i Leo Messit “ringjalli” Barcelonën në Spanjë, pas dështimit në Europë kundër Juventusit. Ylli argjentinas, me dy golat në “Santiago Bernabeu”, kapi shifrën e 500 golave me katalanasit, ndërsa në klasifikimin e golashënuesve, rriti më tej diferencën me vendin e dytë.

Një performancë e shkëlqyer, që tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave në botë.

Marca: Messi vendos: hapet kampionati!

L´Équipe: Messi hedh nokaut Realin!

La Gazzetta dello Sport: Messi mund Realin dhe Barcelona rihap kampionatin.

Lance!: “Super Klasike në Spanjë!

ESPN: “Messi legjendë, i jep Klasiken dhe kreun e renditjes Barcelonës.

Top Channel