Basketboll, Tirana mund Vllazninë

23/04/2017 00:00

Tirana ka fituar ndeshjen e parë finale të play off-it, përball Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Bardheblutë në përballjen e zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, kanë mundur thellë dhe me lehtësi skuadrën shkodrane me rezultatin 95-71.

Në këtë ndeshje nisur nga problemet mes tifozerive në  finalen e superkupës që u luajt mes këetyre dy skuadrave, nuk janë lejuar të vijnë tifozë të skuadrës shkodrane duke shitur bileta vetëm për tifozerinë e Tiranës.

Epërsia e Tiranës u duk që në periodën e parë dhe në përfundimin e secilës avantazhi në pikë thellohej duke mos i dhënë asnjë shans rivalit të tyre në këtë ndeshje të parë.

Finale të play off-it do të jenë me pesë ndeshje, tre prej tyre skuadra bardheblu do t’i luaj në kryeqytet, duke u përpjekur që të ndal sukseset e njëpasnjëshme të Vllaznisë në vitet e fundit në basketboll për meshkuj.

Top Channel