Manchester humbet Ibrën, dëmtim i rëndë për suedezin

22/04/2017 00:00

Frika e Jose Mourinhos për Zlatan Ibrahimoviç konfirmohet. Sulmuesi suedez humbet përfundimisht pjesën e mbetur të sezonit aktual dhe fillimin e atij pasardhës për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen Europa League me Anderlehtin.

Pas ekzaminimeve mjekësore, rezultoi se Ibrahimiviç ka pësuar një dëmtim të ligamenteve në gjurin e djathtë, që do të thotë se ai do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 8-9 muaj.

Ibrahimoviç u dëmtua pasi ndrydhi keqas gjurin pas një dyluftimi ajror. Ai u ndihmua fillimisht të largohej me barrelë, më pas u ngrit në këmbë i mbajtur nga anëtarët e tjerë të stafit mjekësor të Manchester United.

Për momentin, “Djajtë e Kuq” nuk kanë nxjerrë ende ndonjë komunikatë për dëmtimin e sulmuesit 35-vjeçar, por sipas ESPN, kthimi i Zlatan Ibrahimoviç në fushat e lojës pritet të ndodhë në janarin e vitit 2018.

Top Channel