Milan, kërkohet sulmues. Në shënjestër Aubameyang, Morata…

21/04/2017 00:00

Te Milani ka nisur puna për ndërtimin e skuadrës së të ardhmes. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja “La Gazzetta dello Sport”, ideja e drejtuesve të klubit kuqezi, Fassone e Mirabelli, është që të sjellin në Milano futbollistë të rëndësishëm në çdo repart e sidomos në atë të sulmit.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, ai që pritet të lërë një vend bosh në skuadër është pikërisht Carlos Bacca, pasi drejtuesit e Milanit nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga Suso. Në këtë pikë, emri më i lakuar për të zënë vendin në sulm është ai i Aubameyang.

Por, te Milani pëlqehen edhe futbollistë të tjerë, siç është Alvaro Morata, me spanjollin që është vënë edhe në shënjestrën e Chelsea dhe Contes që e kërkon atë për të zëvendësuar sulmuesin kryesor, Diego Costa.

Emra të tjerë që po përmenden në ambientin kuqezi janë edhe Benzema i Realit dhe Lacazette i Lionit.

Top Channel