Brondby-Copenhagen, protestë me kafshë të ngordhura

18/04/2017 00:00

Ndeshja më e rëndësishme e futbollit danez mes Brondby-t dhe Copenhagen-it thuajse gjithmonë sjell tensione mes tifozëve, por në përballjen e fundit, sfida elektrizuese regjistroi dhe një protestë të shëmtuar.

Skena shqetësuese u panë në stadiumin e ekipit vendas, kur një grup tifozësh nisi të lëshojë kafshë të ngordhura ndaj lojtarëve të kryeqytetit.

Në kohën kur Copenhagen kryesonte 0-1 kundër Brondby-t, në minutën e 85 disa mbështetës pranë vijës fundore lëshuan minj të ngordhur në drejtim të mbrojtësit Augustinson.

U desh ndërhyrja e lojtarëve dhe stjuardëve të stadiumit për të larguar kafshët nga fusha ndërsa veprimet sollën protestën e shumë grupeve që mbrojnë të drejtat e kafshëve.

FC Copenhagen arriti të fitonte ndeshjen 1-0, duke shtuar kryesimin tashmë në 12 pikë ndaj Brondby.

Top Channel