Merkel dhe Ballkani, ministri i Jashtëm në Kosovë: Votoni demarkacionin

13/04/2017 00:00

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel deklaroi në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Isa Mustafa se duhet ratifikuar Marreveshja e Demarkacionit nëse Kosova dëshiron lëvizjen e lirë në Europë.

Porositë e shefit të diplomacisë gjermane për deputetët kosovarë ishin të qarta. “Mesazhi im për ju është të ruhet marrëdhënia me Malin e Zi, e cila nuk është problematike ndaj i bëj thirrje Kuvendit të Kosovës të ratifikojë marrëveshjen”, u shpreh Gabriel.

Ai kujtoi se Kosova ka shënuar përparime në fusha të ndryshme e ka pasur po kështu progres në luftën kundër korrupsionit. Ndër të tjera, ai theksoi gjithashtu rëndësinë që ka normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, ndaj dhe këshilloi vazhdimin e dialogut në nivel të lartë.

“Të evitohen provokimet, të pranohet realiteti dhe t’iu lehtësohet jeta qytetarëve të Kosoves”, u shpreh kryediplomati gjerman.

Gabriel mendon se në Prishtinë frika nga rilindja e konflikteve të vjetra në Ballkanin Perëndimor është ende e pranishme dhe konsideron se shmangia e konflikteve varet nga hapat që do të ndërmarrin të gjithë, veçanërisht shoqëritë në rajonin e Ballkanit.

Turi i tij në Ballkan nisi nga mesi i javës me ndalesën në Serbi, ku i përmendi veç të tjerash kryeministrit Vuçiç se njohja e pavarësisë së saj është kusht për anëtarësimin e vendit në BE.

Presidenti i zgjedhur megjithatë ia ngarkon fajin qeverisë së Kosovës. “Ne jemi t? gatsh?m, por tangoja nuk k?rcehet vet?m”, ishte shprehja e përdorur nga Vuçiç.

Të hënën, Gabriel mbërrin në Tiranë. Qëllimi i këtij rrugëtimi, siç ka pohuar ai vetë, është të sigurohen shtetet e Ballkanit perëndimor se rruga e anëtarësimit në BE mbetet e hapur, nëse bëjnë përparime dhe vazhdojnë të realizojnë reformat në vend të tendosjeve dhe përçarjeve.

Top Channel