Inter për turp ndaj Crotones, fiton Milan

09/04/2017 00:00

Interi dhuron një tjetër paraqitje zhgënjyese ndaj rivalëve modestë të Crotones, pas disfatës së pësuar në shtëpi, javën e kaluar ndaj Sampdorias.

Zikaltërit e nisën takimin pa pikë dëshire për të luajtur dhe këtë e shfrytëzoi më së miri Crotone, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0.

Në pushimin e ndeshjes, Pioli “zgjohet” dhe kupton se ka çuar dëm sezonin e tij te zikaltërit, sepse ka dështuar të fitojë sa herë që ka luajtur me tre mbrojtësa.

Ndryshimet e bëra i dhanë një tjetër marsh ekipit, por fati dhe forma e shkëlqyer e portierit Cordaz, bëri që zikaltërit të mos shënoni më shumë se një gol, me D’ambrosion, në pjesën e dytë.

Pas zonës Champions, tashmë zikaltërit kanë komplikuar shumë edhe pjesëmarrjen në Europa League, sepse do të duhet të parakalojnë kanë përfunduar në vendin e shtatë dhe do t’ju duhet të parakalojnë dy ekipe deri në fund.
 
Milani rikthehet te fitorja, pas hapit fals ndaj Pescarës, javën e kaluar. Kuqezinjtë kanë mposhtur me rezultatin 4-0, Palermon dhe kanë marrë një trepikësh të rëndësishëm, para derbit me Interin. Suso, Pasaliç, Baka dhe Deulefeu, ishin autorët e golave në këtë fitore të Milanit.

Roma mori një fitore në transfertë ndaj Bolognës, duke ruajtur distancën -6 pikë ndaj Juventusit kryesues. Fazio, Salah dhe Dzeko ishin autorën e golave për verdhekuqtë.

Top Channel