Trajneri napolitan: E mposhtim Juven

01/04/2017 00:00

Më 4 ditë Napoli i Sarrit luan gjithçka ndaj Juventusit, fillimisht kampionati dhe më pas Kupa Italisë.

Për të Kaltrit në lojë janë dy objektiva madhorë në këtë sezon dhe trajneri kërkon  që futbollistët e tij të mos i tremben emrit të madh të Juventusit, por të shfaqin në fushën e lojës nivelin e tyre më të mirë.

”Ndeshjet perfekte nuk ekzistojnë, ka momente në të cilat bëjmë gjëra të jashtëzakonshme por ka edhe momente në ndeshje të ndryshme në të cilat bëjmë gabime amatore. Është e qartë që kemi përballë një skuadër shumë të fortë dhe duhet ti lejojmë pak hapësira Juventusit, pasi vetëm kështu mund të marrim maksimumin ndaj tyre. Ata kanë dicka më shumë por ne jemi aty të aftë për ti befasuar në cdo moment. Do të jenë dy ndeshje të bukura ndaj tyre”, shprehet ai.

Maurizio Sarri në vijim të konferencës për shtyp konfirmoi praninë në formacionin titullar të mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj që ishte në dyshim por edhe atë të kapitenit Marek Hamsik, ndërkohë që shkëputi një mendim edhe për Gonzalo Higuain/

Top Channel