Sërish Federer-Nadal, tenistët takohen në finalen e “ATP Miami”

01/04/2017 00:00

Roger Federer dhe Rafael Nadal lënë një tjetër takim mes tyre për vitin 2017. Këtë radhë, tenisti zviceran dhe ai spanjoll që për më shumë se një dekadë i kanë bërë për vete të gjithë me rivalitetin e tyre, do të përballen në finalen e turneut Masters të Miamit.

Federer u kualifikua për në këtë finale, e treta për të për këtë vit, pasi mundi nick Kyrgios me rezultatin 2-1. Nuk ishte aspak e lehtë për Federer të fitonte këtë përballje pasi në të tre setet ishte tiebreaku ai që vendosi. Federer fitoi setin e parë 7-6, por Kyrgios iu kundërpërgjigj në të dytin po 7-6. Seti final pat të njëjtën histori fundi i së cilës ishte i lumtur për Federer

Ndërsa Nadal e pati më të lehtë ndeshjen e tij me Fabio Fognini të cilin e mundi 2-0. Tenisti nga Mallorca e dominoi totalisht setin e parë duke e fituar atë 6-1, ndërkohë që në të dytin italiani rezistoi më shumë. gjithsesi në game e 11 nadal arriti të fitojë me shërbimet e Fogninit për të mbyllur mëpas të gjtiha llogaritë teksa e fitoi këtë set 7-5.

Për Rafael Nadal kjo do të jetë finalja e 5 në Turneun e Miamit dhe 30 vjecari do të kërkojë suksesin e tij të parë në këtë aktivitete. në të njëjtën kohë spanjolli do të kërkojë edhe hakmarrjen ndaj Federer për disfatat në finalen e Australian Open dhe në 1/8 e finaleve të Indian Wells.

Top Channel