AAK kërkon largimin e Qeverisë dhe zgjedhje të reja

01/04/2017 00:00

Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa nuk ka arritur t’i zbatojë premtimet e saja për qytetarët e vendit. Kësisoj, sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës vendi sa më parë duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë për ‘Indeksonline’ se ka vite që prej se e ka marr mandatin kjo qeveri vendi ka ngele në vendnumëro. Sipas saj, nëse analizohet puna dhe përformanca e këtij ekzekutivi, atëherë shihen qartë se  dështimet janë të shumta.

“Qëkur është formuar kjo qeveri, populli  ishte i dëshpëruar dhe i pa shpresë. 100.000 mijë qytetarë braktisën vendin. Me imponim deputetët votuan Gjykatën Speciale ku dënohen krimet e luftës gjoja te kryera nga UÇK-ja. Nënshkruan dy marrëveshje të dëmshme për vendin asociacionin dhe demarkacionin të parën gjykata kushtetuese konfirmoj që çdo nen i Asociacionit është në kundërshtim me Kushtetutën”, ka thënë ajo.

Më tej, Kadrijaj thotë se me vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ky i fundit ka përfituar më shumë territor.

“Populli me 200.000 mijë nënshkrime kundërshtojë këto marrëveshje pastaj protesta gjithë popullore ma masivet mbas lufte po prapë qeveria injorante dhe e papërgjegjshme po injoron kërkesat popullore”, është shprehur ajo.

 “Populli i Kosovës e meriton ta ketë një Qeveri të përgjegjshme. E meriton ta ketë ushtrinë e vet dhe stabilitet ekonomik e social e meriton te ketë lëvizje te lire e jo te jetë i izoluar e te gjitha këto kjo qeveri nuk di ta sjell. Andaj, sa më parë që ikën kjo Qeveri, aq ma mire për vendin!”, ka përfunduar ajo.

Top Channel