Schweinsteiger nis aventurën amerikane me Chicago Fire

30/03/2017 00:00

Bastian Schweinsteiger nis aventurën e tij në “Major League Soccer”. Mesfushori gjerman mori pjesë në seancën e parë stërvitore me skuadrën e tij të re, Chicago Fire, për të bërë më pas edhe prezantimin e tij nëpërmjet një konference për shtyp, ku tha se do të japë më të mirën e tij për skuadrën e Chicagos.

“Më duhet të bëj disa seanca stërvitore për të rigjetur ritmin e duhur dhe për të parë se ku do të jem”, tha ai. “Dua të shfrytëzoj çdo minutë për të parë sesi janë gjërat, sesi luajnë shokët e mi të skuadrës. Kjo është shumë e rëndësishme për mua dhe shpresoj se me punën e bërë hap pas hapi, shumë shpejt do të arrijmë rezultate të larta, pasi nuk më pëlqen të luaj për të humbur apo barazuar”, shtoi më tej Schweinsteiger.

Bastian Schweinsteiger pritet të zbresë në fushë me skuadrën e tij të re në ndeshjen e së shtunës, që Chicago do të luajë në “Toyota Park” ndaj Montreal Impact.

Top Channel