Historike për Hong Kongun, zgjidhet e para kryeministre femër

26/03/2017 00:00

Hong Kongu ka zgjedhur të parën grua udhëheqëse të vendit, e cila është angazhuar të luftojë përçarjen, mes kërkesave për më shumë demokraci dhe protestave për shkak të ndikimit në rritje të Pekinit.

Carrie Lan, 59-vjeçare, pati edhe mbështetjen e qeverisë kineze në Pekin, ndaj dhe konsiderohej gjerësisht si fitimtarja e zgjedhjeve. Shefi i ekzekutivit në Hong Kong nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga vota e popullit, por nga një komitet prej 1.200 anëtarësh i dominuar nga zgjedhës pro Kinës.

Hong Kongu vijon të konsiderohet ende pjesë e Kinës, por ka siguruar një shkallë të caktuar autonomie nga Pekini.

Në fjalimin e saj të triumfit, Lan tha se “Shtëpia jonë Hong Kongu po vuan nga një përçarje e theksuar dhe serioze, ndërsa ka grumbulluar edhe shumë frustrim. Prioriteti im është të shëroj pikërisht këtë ndasi”.

Ndërsa duke folur në qendrën e konventave të Hong Kongut, ajo tha se mirëpriste dhe inkurajonte spektrin e zërave të ndryshëm, duke dëgjuar mbi të cilat forcën e të rinjve.

“Ata janë shpesh në ballë të shoqërisë, duke qenë nismëtarë dhe nxitës të të gjithë shoqërisë për të arritur progres”, tha Lam, e cila premtoi se do të ruante vlerat bazë të Hong Kongut si “gjithëpërfshirja, liritë e shtypit dhe të fjalës, respektimi i të drejtave të njeriut”, si dhe sundimi i ligjit.

Rivali kryesor i Lam, ish-shefi i Financave John Tsang ishte favoriti i popullit, sipas sondazheve. Ndërsa kandidati i tretë, ai më liberali, ishte një gjykatës i dalë në pension, Woo Kwok-hing. Lam mori 777 vota, ndërsa Tsang vetëm 365, me juristin Woo që u ndal në kuotën e 21 të tillave.

Top Channel