Basha: Jam fajtor për penalltinë

24/03/2017 00:00

Protagonisti i penalltisë së fituar nga Belotti, Migjen Basha komentoi ndeshjen e Shqipërisë ndaj italianëve dhe momentin e 11 metërshit.

“Zhvilluam nëj ndeshje mjaft të mirë dhe besoj se, të paktën në pjesën e parë ne patëm më shumë raste për të shënuar sesa Italia”, u shpreh Basha.

Mesfushori i kombëtares komentoi edhe episodin e penalltisë së shkaktuar prej tij, e cila ndryshoi rrjedhën e lojës, që në minutën e 11’.

“Jam fajtor unë sepse nuk u tregova mjaftueshëm i kujdesëshëm. Pavarsisht se nuk ishte detyra ime të mbuloja Belottin, unë e dija që ai do të tentonte të bënte atë që bëri dhe nuk e trajtova situatën me kujdesin e duhur”, pranoi me sinqeritet Basha.

Top Channel