Autoritetet serbe, përmes një ceremonie shtetërore përkujtuan 18-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në grykën e Grdelicës.

Qytetarët të shumtë, kryeministri Aleksandar Vuçiç, si dhe presidenti i “Republikës Srpska” Milorad Dodik, ishin mes atyre që u mblodhën në vendin ku në prill të 1999-s, një tren pasagjerësh u godit nga raketat e NATO-s.

“Ne jemi ende këtu, jemi gjallë dhe mbushën 18 vjeç. Serbia është e lirë, po bëhet gjithnjë e më e fortë dhe më e madhe, e nuk do të përjetojë kurrë më vuajtje si ato të vitit 1999. Serbia nuk do të përpiqet të bëhet pjesë e një aleance që vrau fëmijët tanë, por edhe asnjë aleance tjetër”, tha Aleksandar Vuçiç, kryeministër i Serbisë.

Kryeministri serb shtoi se zgjedhja serbe është të bashkëpunojë me këdo dhe që raporti me NATO-n të jetë normal. Duke përforcuar komentet e Vuçiç, president i “Republikës Srpska” Milorad Dodik tha se nuk do të lejojë formimin e një kufiri të NATO-s mes Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, ndërsa theksoi se edhe entiteti serb atje nuk do të pranojë të jetë pjesë e asaj aleance ushtarake.

Top Channel