Buffon, ndaj Shqipërisë ndeshjen nr. 1000 në karrierë

23/03/2017 00:00

Itali-Shqipëri do të jetë një ndeshje e veçantë për tifozët e të dyja skuadrave, që asnjëherë nuk janë ndeshur më parë në një fazë kualifikuese, por mbi të gjitha do të jetë epike për Gianluigi Buffon.

Këtë të premte superportieri veteran, ndaj kuqezinjve të Gianni De Biasit do të veshë për të njëmijtën herë fanellën e kombëtares “axurre” në ndeshje zyrtare.

Mbrojtësi ekstrem i Juventusit bëhet futbollisti i dytë italian që arrin këtë fund fantastik, pas legjendës tjetër te “të kaltrit”, Paolo Maldini, që u ndal në kuotën e 1.028 ndeshjeve.

Që nga dita e parë e tij, me debutimin në Serie A më 19 nëntor 1995, Buffon e ngriti nivelin në një fazë ku nuk e arriti asnjë tjetër për shumë vite. Tashmë në moshën 39-vjeçare, pas krahëve të tij ushtrojnë presion një numër i talentuar portierësh, duke nisur që nga Donnarumma dhe Alex Meret.

Ai që ka luajtur më shumë ndeshje në histori është anglezi Peter Shilton, një tjetër portier që komandon renditjen e më të mëdhenjve me 1.377 ndeshje, e për momentin i pakapshëm nga çdokush.

Top Channel