City-Liverpool, spektakël për një pikë

19/03/2017 00:00

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar sot në “Etihad Stadium”, midis Manchester City dhe Liverpool.

Të dy ekipet janë në garë për të siguruar një vend në Ligën e kampionëve, sezonin e ardhshëm dhe marrja e tre pikëve ishte mjaft e rëndësishme.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, pavarsisht se të dyja ekipet tentuan disa herë të shënojnë.

Në minutën e 51-të, Liverpool kalon në avantazh, me një 11-metërsh të ekzekutuar saktë nga James Milner.

Vendasit u hodhën në kërkim të golit të barazimit dhe arritën ta gjejnë atë me sulmuesin kryesor, Aguero, në minutën e 69′.

Minutat në vijim ishin vërtetë spektakolare, me aksione të bukura, nga të dy ekipet, por pa arritur të shënojnë golin e fitores.

Top Channel