“Çmimin ia dedikoj gruas… dhe të dashurës”

19/03/2017 00:00

Një futbollist ganez, lojtar i Free Stars State, bëri një deklaratë shumë të çuditshme pas ndeshjes që skuadra e tij luajti ndaj Ajax Cape Town në kampionatin e Afrikës së Jugut dhe ku ai u shpall lojtari më i mirë i takimit.

Mohammed Abas ia dedikoi çmimin që mori bashkëshortes dhe të dashurës së tij.

“Shumë faleminderit të gjithëve. Falenderoj Zotin. Gjithmonë kam ëndërruar ta fitoj një çmim të tillë dhe tani e kam në duar. Ia dedikoj fansave, gruas dhe të dashurës sime… më falni, gruas! Të dua me gjithë zemër”, tha Abas duke qeshur.

Top Channel