Conte vs Mou, dy trajnerët përplasen në Stamford Bridge

14/03/2017 00:00

Duke njohur karakterin e dy trajnerëve, nuk kanë qenë të paktë ata që kishin parashikuar prej kohësh një përplasje me Jose Mourinhos dhe Antonio Contes.

Dy trajnerët shkëmbyen replika të ashpëra dhe në një moment u desh ndërhyrja e gjyqtarit të katërt për t’u siguruar që zënka do të mbetej vetëm në kuadrin e fjalëve dhe nga imazhet që qarkullojnë, kuptohet qartë që askush nuk do të donte të ishte në vendin e gjyqtarit.

Chelsea fitoi 1-0 ndaj Manchester United dhe ndryshe nga herët e tjera, Jose Mourinho nuk u prit si hero në Stamford Bridge.

Tifozët e londinezë iu kundërvunë jo në pak raste dhe kjo është interpretuar nga mediat sportive britanike si “nata e fundit e dashurisë mes tifozëve të Chelseat dhe trajnerit portugez”.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel