Merkatoja e Interit, “Suning”: Gati 150 mln Euro

10/03/2017 00:00

Kompania Suning nuk ka ndërmend të reshtë investimet tek Interi.

Sipas asaj që publikohet në median italiane, kompania kineze që ka marrë pronësinë e klubit zikaltër ka vendosur të akordojë një fond prej 150 milionë eurosh për merkaton e transferimeve të muajve të verës me synimin për të siguruar shërbimin e futbollistëve shumë cilësorë për të rritur akoma më shumë nivelin e skuadrës.

Prioriteti i Interit është përforcimi i mbrojtjes dhe emri që po përmendet më shumë është ai i De Vrij nga Lazio që mund të merret për më pak se 40 milionë Euro, shifër që pretendohet nga PSG, Roma, Napoli e Benfica për Marquinhos, Manolas, Koulibaly dhe Felipen.

Përsa i përket mesfushës, drejtuesit e klubit milanez vlerësojnë në maksimum Muriel e Schick dhe tashmë i duhet të bëjnë llogaritë me Sampdorian sidomos për Muriel. Por jo vetëm kaq, Inter po monitoron me vëmendje situatën e Alexis Sanchez që kërkohet edhe nga Juventus, ndërkohë që Griezmann është ëndrra e madhe e zikaltërve, me francezin që ka një klauzolë prej 100 milionë Eurosh për zgjidhjen e kontratës me Atletico Madrid.

Drejtuesit e Interit nuk kanë lënë jashtë vëmendjes së tyre as futbollistët italianë duke i hedhur sytë nga Bernardeschi e Berardi.

Top Channel