Liverpool, tre pikë për Champions-in

12/03/2017 00:00

“The reds’ kanë marrë një tjetër fitore të rëndësishme në garën për një vend në Champions League. 

Djemtë e Klopp kanë mposhtur Burnleyn modest, me rezultatin 2-1 dhe tani e shohin veten 5 pikë mbi Arsenalin e vendit të pestë, por këta të fundit kanë edhe 2 ndeshje për të rikuperuar.

Liverpool e pa veten në disavantazh që në minutën e shtatë, pas golit të Barnes, por arritën të barazojnë gjithçka në minutën e fundit të pjesës së parë, me Wijnaldum. 

Në pjesën e dytë, vendasit dominuan takimin dhe arritën të shënojnë një supergol me anë të Emre Can, që rezultoi deçiziv për marrjen e tre pikëve. 

Rikthimi në Champions League është objektivi kryesor i skuadrës së Klopp, në këtë sezon dhe duket se deri tani duket se janë në rrugën e duhur.

Top Channel