FA Cup, Manchester City e Arsenal në gjysmëfinale

11/03/2017 00:00

Manchester City dhe Arsenal janë skuadrat e para gjysmëfinaliste të Kupës së Anglisë. Skuadra e Pep Guardiola eliminoi në çerekfinale Middlesbrough, të cilin e mundi me rezultatin 2-0.

“Cityzens” kaluan në avantazh që në minutën e ‘3 me David Silva, ndërkohë që ai që vulosi përfundimsht fitoren dhe kualifikimin e Manchester City ishte Sergio Aguero, me golin e shënuar në pjesën e dytë të sfidës.

Ndërsa Arsenal ndërpreu ëndrrën e surprizës Lincoln, duke e mundur me rezultatin e thellë 5-0. Walcott hapi serinë e golave për Arsenal në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që në 45 minutat e dyta vunë firmën e tyre Giroud Sanchez, Ramsey dhe Waterfall me autogolin e tij.

Top Channel