Inter në garë për Sanchez, dëshira e kinezëve

08/03/2017 00:00

Inter hyn në garë për Alexis Sanchez. sipas asaj që publikohet së fundmi në media, drejtuesit e “Suning” duan të bëjnë një investim të rëndësishëm te klubi zikaltër dhe emri i sulmuesit kilian të Arsenalit është në krye të listës së dëshirave.

Qëndrimit të Sanchez në Londër duket se po i vjen fundi, një situatë kjo nga e cila do të kërkojë që të përfitojë Interi.

Kostoja e kartonit të Sanchez, kontrata e të cilit me Arsenalin skadon në verën e vitit 2018, mendohet se kap shifrën e 35 milionë eurove.

Top Channel