Sadiku shënon sërish, 4 gola në 4 ndeshje

04/03/2017 00:00

Armando Sadiku nuk di të ndalet në kampionatin zviceran duke shënuar edhe në fitoren e kësaj të shtune për skuadrën e Luganos 2-1 ndaj Lausanne.

Katër gola në katër takimet e fundit për sulmuesin shqiptar, kanë bërë që skuadra e drejtuar nga Paolo Tramexani, ish-ndihmësi i De Biasit, ta shohë veten në vendin e pestë, ndërsa rrezikonte qëndrimin në kategori.

Sadiku ka treguar edhe një herë se është sulmues mëse i kompletuar. Armando realizoi një gol mjaft të bukur. Në fillim godet me të majtën, topi përplaset te një mbrojtës e më pas një goditje me të djathtën, e pakapshme për portierin kundërshtar.

Top Channel