Napoli mposht Romën në “Olimpico”, vendos Mertens

04/03/2017 00:00

Dy gola të belgut Mertens i kanë dhënë një fitore mjaft të rëndësishme Napolit në “Olimpico” përballë një kundërshtari direkt si Roma.

Belgu shënoi një gol të bukur në minutën e 26 pas një asisti nga kapiteni Hamsik, ndërsa dyfishoi rezultatin 5 minuta pas nisjes së pjesës së dytë.

Roma e shkurtoi diferencën me Strootman në të 89-tën, por ishte shumë vonë për të shënuar edhe golin e barazimit.

Sarri në këtë ndeshje riktheu në formacion edhe Elseid Hysaj, i cili mungoi në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit.

Një fitore me mjaft vlera për Napolin, duke qenë se tashmë e ka ngushtuar diferencën vetëm në 2 pikë nga verdhekuqtë.

Top Channel