Futboll dhe “karate” mes Ibrahimovic dhe Mings

04/03/2017 00:00

Ibrahimovic ishte personazhi kryesor në barazimin e Manchester United ndaj Bournemouth.

Fillimisht për humbjen e një 11 metërshi që mund t’i jepte “djajve të kuq” tre pikët dhe më pas për dy episode që pak kanë lidhje me futbollin.

Fillimisht Tyrone Mings i Bournemouth e ka shkelur në kokë gjigantin suedez dhe më pas ka ardhur edhe reagimi.

Zlatan ka lëshuar një goditje me bërryl ndaj kundërshtarit në shenjë hakmarrje, por gjyqtari i ndeshjes nuk ka parë asnjë dhe suedezi ja hodhi paq, të paktën në fushën e lojës. Tashmë mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë ndëshkim për Ibran nga disiplina angleze e futbollit.

Top Channel