Milan, 30 milionë euro për Fabregas

28/02/2017 00:00

Ekipi i Milanit ka filluar që tani, të mendojë për merkaton e verës. Pronarët e rinj, kinezë duket se janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të mëdha për t’i rikthyer kuqezinjve lavdinë e dikurshme.

Cesk Fabregas duket se është një nga emrat e përzgjedhur nga drejtuesit milanezë për të përforcuar ekipin në këtë merkato verore.

Sipas mediave angleze, ditët e fundit Milani i ka dorëzuar Chelsea-t një ofertë zyrtare prej 30 milionë eurosh, për blerjen e mesfushorit spanjoll.

Fabregas duket se nuk po kalon periudhë shumë të mirë te blutë e Londrës, pasi trajneri Antonio Conte nuk e llogarit atë si titullar.

Nëse do të pranonte transferimin, mesfushori spanjoll do të ishte një përforcim mjaft interesant për mesfushën kuqezi dhe do të rikthente entuziazmin e munguar në klub.

Top Channel