Ranieri largohet me 3.5 mln euro nga Leicester

25/02/2017 00:00

Claudio Ranieri është larguar për herë të fundit nga qendra stërvitore e skuadrës Leicester City.

Tekniku italian që udhëhoqi Leicester drejt një suksesi historik një vit më parë, u përshendet me të gjithë ish-futbollistët e tij, në prani edhe të stafit drejtues, që një ditë më parë i kishte kërkuar të boshatiste zyrën.

Shumë i emcionuar Ranieri nuk i shmangu edhe deklaratat për mediat, në momentin e largimit: “Shpresoj shumë që të përsëritet ajo që realizuam një vit më parë, por do të jetë shumë e vështirë”.

Ndërkohë tanimë janë bërë publike edhe termat financiarë më të cilët të dyja palët kanë nënshtrkuar marrëveshjen e ndarjes.

Trajneri italian do të përfitojë 3.5 milionë euro nga prishja e kontratës ose më saktë pagën e 12 muajve të kontratës që ai rinovoi gjatë verës së shkuar, me vlefshmëri deri në vitin 2020.

Top Channel