ONM ka në dorë listën e kandidatëve: Jemi duke i vlerësuar

24/02/2017 00:00

Operacioni i Monitorimit Ndërkombëtar ka tashmë në dorë listën e kandidatëve për organet e vettingut, dhe konfirmon se është duke i vlerësuar ato.

Në një letër dërguar Avokatit të Popullit, Igli Totozani, ONM thotë gjithashtu se është duke vlerësuar edhe vëzhgimin e Avokatit të Popullit për procesin e formimit të këtyre organeve.

ONM vlerëson punën kyçe të Avokatit të Popullit në këtë proces, “Pa paragjykuar vlerësimet e vazhdueshme dua të përfitoj nga ky rast për tju përgëzuar për punën tuaj, përkushtimin dhe kontributin profesional në kryerjen e detyrave të parashikuara në Kushtetute dhe ligjin e vettingut”, thuhet në këtë letër.

Top Channel