Buzëqesh Allegri: Provë karakteri

22/02/2017 00:00

Pas fitores në “O Dragao” kundër Portos, trajneri Massimiliano Allegri është shfaqur shumë i entuziazmuar, në konferencën për shtyp.

Allegri ka mbetur shumë i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij dhe ka lavdëruar edhe Marko Pjaca-n për paraqitjen e bërë sot dhe të premten ndaj Palermos.

“Është një djalosh i ri që po fillon të krijojë vazhdimësi në paraqitjet e tij. Ka nevojë për këshillim, durim dhe qetësi, që t’ia dalë të ketë një të ardhme të ndritur”, tha Allegri për kroatin.

Më pas tekniku komplimentoi edhe kundërshtarin për mënyrën e vendosjes dhe paraqitjes në fushë, pavarësisht rezultatit.

“Ndeshjet luhen me 23 lojtarë dhe jo më 11. Tani jemi futur në një fazë interesante dhe të rëndësishme të sezonit dhe duhet të ta përballojmë me dëshirë dhe entuziazëm. Ekipi ka akoma vend për përmirësim, por sot pashë një provë karakteri nga djemtë”, u shpreh trajneri i bardhezinjve. 

Top Channel