Kinë, 50 mijë akademi futbolli për talentet e së ardhmes

22/02/2017 00:00

Kina e ka marrë seriozisht çështjen e futbollit. Pasi tërhoqi disa prej yjeve të këtij sporti, duke shpenzuar shifra të jashtëzakonshme, qeveria e vendit aziatik ka vendosur të shkojë edhe më tej, e të krijojë në shtëpinë e tij kampionët e së ardhmes.

Plani është ambicioz, pasi flitet për krijimin e 50 mijë akademive sportive dhe 70 mijë fushave të futbollit deri në vitin 2025, nga ku pritet të formohen 50 milionë futbollistë të rinj. Dhe e gjithë kjo bëhet me idenë që Kina të shndërrohet në një superfuqi të futbollit, si dhe të pretendojë fitoren e kampionatit botëror në vitin 2050.

“Kjo është një mënyrë konkrete për të përzgjedhur të gjithë talentet e ardhshme të futbollit. Përmirësimi i futbollit tonë tashmë nuk është më një ëndërr”, tha zëvendëspresidenti i Federatës kineze, Vang Dengfeng.

Top Channel