FA, Arsenali përballë skuadrës pa stadium

20/02/2017 00:00

FA Cup ka hyrë në raundin e pestë të saj dhe mes skuadrave pjesëmarrëse në këtë raund, ka nga ato që e kanë arritur objektivin e tyre prej kohësh.

E tillë është Sutton, një ekip tejet modest që sonte në mbrëmje do të presë Arsenalin.

Se sa modest është ky klub mjafton të përmendet fakti se vetë stadiumi ku luan ky ekip, që militon në kategoritë amatore të Anglisë, është më i vogël se kampi stërvitor i Arsenalit.

Stadiumi ka kapacitet prej disa qindra tifozësh, por ndeshja me Arsenalin pritet të ndiqet nga pesë mijë prej tyre, nga të cilët 90 do të jenë tifozë të “Topçinjëve” që do të kenë fatin të ulen, ndërsa 640 të tjerë mund të ndjekin takimin në këmbë dhe përmes monitorëve që janë vendosur rreth stadiumit.

Ndërkohë, edhe vetë fusha dhe dhomat e zhveshjes u janë nënshtruar rinovimit për këtë takimi historik të vendasve, që pavarësisht rezultatit në fushë kanë fituar vëmendjen mediatike.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel