Milan, Montella: Objektivi mbetet Europa. Berlusconi…

19/02/2017 00:00

Në vigjilje të ndeshjes Milan-Fiorentina, Montella duket më i etur se kurrë për pikë për objektivin: kualifikimin në kompeticionet europiane.

“Veç dëshirës për të fituar na duhet edhe dinakëria, – thotë trajneri. – Kemi një objektiv dhe mundësia është që të kualifikohemi në Europë, por kjo nuk duhet të përbëjë bezdi. Duhet të tregojmë maturitet dhe qetësi. Ndeshja me Fiorentinën? Nuk do të jetë vendimtare, edhe pse ne jemi mbrapa objektivit, por besoj se të gjithë i kanë mundësitë që të tentojnë deri në fund. Klasifikimi mund të përmbyset shumë shpejt”.

Në lidhje me raportin me presidentin Berlusconi, trajneri Montella shprehet se ka respekt për të, por…

“Do t’i jem gjithnjë mirënjohës për mundësinë që më ka dhënë. Sigurisht që mund të ketë edhe konfrontime, të cilat sa më përket mua i kam pranuar gjithnjë me respektin maksimal. Por është gjithashtu e natyrshme që ai të jetë më shumë dakord apo më pak me aspekte të veçanta. Berlusconi më ka treguar se është një njohës shumë i mirë i fundit. Kam marrë një mirënjohje të madhe për punën që po bëjmë”, shprehet tekniku i Milanit.

Por cilat janë dyshimet e padronit kuqezi? “Shpesh më ka dhënë udhëzime të drejta, por në pjesën më të madhe të kohës më ka bërë komplimente. Kam pasur kryesisht mirënjohje, por është e natyrshme që nga ana e presidentëve të kërkohen më shumë argumente, sepse kjo stimulon përmirësime”.

Top Channel