“Thiago Silva nuk luajti sepse kishte frikë nga Barça”

17/02/2017 00:00

Një nga surprizat më të mëdha në prag të ndeshjes PSG-Barcelona ishte mosgrumbullimi i mbrojtësit Thiago Silva nga trajneri Unay Emery.

Braziliani nuk kishte luajtur as ndeshjen e kampionatit kundër Bordeaux për shkak të dhimbjeve që i shkaktonte një problem muskular.

Por, “L’Equipe” publikon se Thiago Silva ishte mirë, por nuk kishte dëshirë të përballej me treshen Messi-Suarez-Neymar.

“Është e vështirë të thuash se është i dëmtuar. Analizat mjekësore nuk tregojnë gjë. Më shumë ishte i paralizuar mendërisht përpara kësaj ndeshjeje të madhe”, thanë burime brenda skuadrës.

Top Channel