Arbitri më i mirë anglez transferohet në Arabinë Saudite

17/02/2017 00:00

Merkatoja e verës dhe ajo e dimrit nuk ka të bëjë më vetëm me futbollistët, por edhe me arbitrat.

Marck Clattenburg, një nga arbitrat më të mirë në botë, nuk do të drejtojë më ndeshjet e Premier League, por ato të kampionatit të Arabisë Saudite, ndeshjet e të cilit tashmë do të gjykohen nga gjyqtari i finales së Champions League në vitin 2016 dhe finales së Evropianit 2016.

“Jemi të vetëdijshëm që kjo është një mundësi shumë interesante për të”, lexohet në komunikatën e Shoqatës së Arbitrave anglezë.

Javët e kaluara ishte folur edhe për mundësinë që Clattenburg të shkonte në Kinë.

Top Channel