PSG, leksione Barcelonës; 4-0 pas një dominimi total

14/02/2017 22:40

PSG ka mundur 4-0 Barcelonën dhe ka hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në çerekfinalet e Champions League.

Kampionët e Francës dhanë leksione futbolli në “Parc des Princes”, duke dominuar nga fillimi në fund takimin.

Dy gola nga Di Maria, një nga Draxler dhe një nga Cavani nuk gjetën përgjigje nga Messi me shokë, të cilët ishin hije e vetvetes gjatë 90 minutave. Vetëm mbrojtësi Umtiti rrezikoi portën e PSG, duke goditur shtyllën.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Benfica mundi 1-0 Borusian e Dortmundit, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Top Channel