Autogol keni parë shpesh, por autokosh ndodh rrallë

14/02/2017 00:00

Në basketbollin amerikan spektakli është i sigurt dhe vjen në forma nga më të ndryshmet, duke i befasuar gjithmonë të pranishmit në tribuna, por edhe ata që janë dashamirës së sportit të basketbollit.

Khy Kabellis i skuadrës së basketbollit të North Dakota ka realizuar një gafë spektakolare, nga ato që ndodhin një herë në jetë.

Në tentativë për të moslejuar që topi të dilte jashtë loje, ai tenton ta rikthejë, por realizon një tre pikësh spektakolar në koshin e tij.

Diçka e pabesueshme, por që Khy Kabellis e ka bërë realitet…

Top Channel