Majlinda Kelmendi, e artë edhe në Paris

11/02/2017 00:00

Majlinda Kelmendi ka fituar një tjetër medalje të artë, këtë herë në Paris, ku mundi në finale japonezen Natsumi Tsunoda.

Xhudistja më e mirë e vitit 2016 ka treguar se mbetet e tillë edhe në këtë vit, duke e nisur me një sukses mëse të merituar në Paris.

Japonezja Tsunoda kishte mposhtur në finale xhudisten tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi. Ndërsa Kelmendi para se të mbërrinte në këtë finale, kishte triumfuar ndaj kanadezes Ecaterina Guica në çerekfinale dhe ndaj amerikanes Angelica Delgado në gjysmëfinale.

Top Channel