Kush do bëjë Vettingun? Mes pretendentëve Ina Rama, Albana Shtylla…

10/02/2017 00:00

Një grup i vogël prej 4 ekspertësh tek Avokati i Popullit kanë marrë në dorë 190 aplikimet e kandidatëve për organet e reja të Vettingut.

Ata janë trajnuar për të verifikuar përmbushjen e kritereve ligjore nga aplikantët për insitucionet e reja të kontrollit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve. Në listën e publikuar nga Avokati i Popullit janë fare pak kandidatët që kanë një profil publik.

Ata që bien në sy janë: ish-prokurorja e përgjithshme Ina Rama; sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla; anëtari i Këshllit të Lartë të Drjetësisë, Sokol Çomo; ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj; ish-komisari i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Krenar Ahmetaj; si dhe zv.prokurori i përgjithshëm në kohën e qeverisë Meksi, Fatos Dervishi.

Të 190 aplikantët dhe disa që pritet të vijnë me postë konkurrojnë për 27 vendet e organeve të reja të Vettingut, por jo të gjithë mund të jenë kandidatë.

Sipas ligjit të Vettingut, kriteret janë 11 dhe për ta bërë konkurrencën më të fortë në përzgjedhje, ligji parashikon edhe 5 kritere të tjera, që lidhen kryesisht me anën profesionale dhe jetën akademike të kandidatëve.

Grupi i ekspertëve të Avokatit të Popullit do të hartojë brenda 7 ditësh dy lista. Një listë me kandidatët që plotësojnë kriteret formale dhe një listë me kandiatët që nuk plotësojnë kriteret.

Gjithçka do të kryehet në mbikëqyrjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili ka akses të plotë në dokumentacionin e kandidatëve.

Roli aktiv i Avokatit të Popullit përfundon javën e ardhshme, kur t’i dorëzojë vëzhguesve ndërkombëtarë të dyja listat. Dy javët në vijim, deri në fillim të marsit, do të jenë edhe më interesantet, sepse kjo është koha e vendimmarrjes së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Kushtetuta dhe ligji u njeh vëzhguesve të huaj të drejtën e krijimit të një liste të tretë, listës së zezë, ku ata kanë të drejtë të përfshijnë edhe kandidatë që i përmbushin kriteret formale.

Ligji e ka bërë praktikisht të pamundur daljen nga lista e zezë, sepse për një vendim të tillë do të duhen 5 vota nga 6 anëtarë që do të ketë komisioni i posaçëm parlamentar me 3 përfaqësues të mazhorancës dhe 3 të opozitës.

Por kjo është një fazë tjetër interesante që do të nisë pas 1 marsit, një kohë e trazuar me protesta dhe fushatë elektorale.

Lista:

1.Gentian Gurra

2.Nejla Peka

3.Amarila Ulqinaku

4.Axhem Çeta

5.Hektor Muçaj

6.Artan Gjylbegaj

7.Gëzim Cenaj

8.Luan Daci

9.Noreta Kalcuni

10.Krenar Ahmeti

11.Petrit Agaj

12.Rozeta Ivanova

13.Firdes Shuli

14.Sergjio Mazreku

15.Pal Shkëmbi

16.Bujar Madani

17.Genta Tafa

18.Arben Lena

19.Bledar Cenameri

20.Kostandin Kazanxhi

21.Bledar Ilia

22.Moris Backa

23.Heral Saraçi

24.Shqipe Halilaj

25.Erinda Duraj

26.Elvis Zaimi

27.Sokol Lamaj

28.Albana Tushe

29.Edlira Bylo (Grabova)

30.Rezarta Tahiraj

31.Valbona Sanxhaktari

32.Pamela Qirko

33.Olsi Komici

34.Eniela Agolli

35.Xhensila Pine

36.Sokol Çomo

37.Florian Ballhysa

38.Lindita Xhillari (Hanku)

39.Kledia Ngjela (Mazniku)

40.Ermira Koçu (Decka)

41.Emiliano Gjika

42.Shpetim Beqiri

43.Anila Trimi

44.Ermonela Xhafa

45.Lindita Troja

46.Albana Shtylla

47.Erjona Canaj

48.Sokol Bana

49.Alma Faskaj

50.Eliona Lloja

51.Ermonela Matuka

52.Rovena Pregja

53.Suzana Hoxha

54.Merita Muçaj (Osmani)

55.Mimoza Tasi

56.Diana Dervishi

57.Lulzim Hamitaj

58.Esilda Palluqi

59.Ardita Alsula

60.Aldona Sylaj

61.Kestrin Katro

62.Vasil Shandro

63.Etleda Çiftja

64.Arte Gjonaj

65.Monika Meça

66.Dede Kasneci

67.Xhilda Pinci

68.Etleva Papleka

69.Orjela Shishi

70.Altin Shano

71.Valbona Legisi

72.Enkeleda Goxhaj

73.Natasha Mulaj

74.Donal Xhelili

75.Florian Prendi

76.Suela Zhegu

77.Adriana Alushani

78.Shaqir Hasanaj

79.Nertila Sadedini

80.Zamira Kallço

81.Betula Toto

82.Nertila Mete

83.Alion Cenolli

84.Nevila Dalipi

85.Shpresa Beçaj

86.Juelda Lamçe

87.Klajdi Mone

88.Ina Rama

89.Darjel Sina

90.Endri Papajorgji

91.Hemion Braho

92.Dritan Shehaj

93.Etleva Shore

94.Sajmir Blloku

95.Aldona Sylaj

96.Mirilla Kondakçiu

97.Edmond Kasmi

98.Shefqet Dida

99.Suzana Pasha (Hoti)

100.Fredi Mirashi

101.Milen Lako

102.Esmeralda Koliçi

103.Denisa Lamaj

104.Arjan Rexhepi

105.Ervin Sulko

106.Jude Sulejmani

107.Mirion Theodhosi

108.Lindita Blinishti

109.Xhabir Zejnuni

110.Ibrahim Disha

112.Rezarta Schuetz

113.Ardian Hajdari

114.Enton Dimni

115.Edvin Koxhaj

116.Eduart Jani

117.Arber Shehu

118.Tedi Minga

119.Driesa Pepi

120.Idlir Tivari

121.Eliverta Muço

122.Genci Bilali

123.Majlind Shkira

124.Davis Visari

125.Saimir Kraja

126.Altin Peza

127.Vojo Malo

128.Deniol Pajolli

129.Rezarta Abdiu

130.Ardian Shabani

131.Josiba Osmani

132.Genti Ndreca

133.Brunilda Saliaj

134.Serxhi Koçi

135.Manjola Memini

136.Adrian Liçaj

137.Sabri Hoxha

138.Arlinda Gojani

139.Xheklina Bylykbashi

140.Arben Spaho

141.Petraq Gjikuria

142.Sokol Gjyriqi

143.Gerta Meta

 144.Elona Kthupi

 145.Julian Beqiri

 146.Heroina Duka

 147.Luan Pebro

 148.Ylli Permeti

149.Lulzim Hamitaj

150.Anxhela Konstandin

151.Fatos Dervishi

152.Dorina Zoga

153.Gezim Canaj

154.Bernard Balla

155.Klodian Rado

156. Ardit Çami

157.Ervis Balla

158.Roland Gjoni

159.Ersida Zoto

160.Gjergji Imeraj

161.Greisa Cino

162.Blerta Turku

163.Vladimir Vladaj

 164.Ana Kaci

 165.Aida Kume

 166.Esilda Palluqi

 167.Julinda Beqiraj

 168.Oneda Islami

 169. Loreta Poro

 170.Madrid Lemeti

 171.Erjon Bejko

 172.Julinda Mansaku

 173.Fisnik Barjami

 174.Brunilda Vasha

 175.Ndue Cuni    

 176.Teuta Disani

 177.Beriola Shehu

178.Hasan Shkalla

179.Renato Ndokaj

180.Klara Mullaj

181.Lorenca Brahimaj

182.Genti Bedalli

183.Marsid Laze

184.Liri Llukani (Bakuli)

185.Enea Babliku

186.Aliona Pelo

187.Ardian Shabani

188.Erin Caku

189.Shpresim Bajraktari

190.Hajdar Noka

191.Silvana Shehaj

Top Channel