Milan triumfoi me 9 lojtarë, Montella: Fitore epike

09/02/2017 00:00

Pakkush mund ta ketë çuar nëpër mend se Milani mund të dilte me tre pikë nga stadiumi “Dall’Ara” i Bolonjës, kur Paletta dhe Kucka e lanë ekipin e tyre me 9 lojtarë në fushën e lojës, por në fund ndodhi e papritura dhe Pasaliç shënoi golin e fitores pas asistit perfekt të Deulofeu-t.

Pas takimit, trajneri Montella, tejet i entuziazmuar, tha se fitorja ndaj Bolonjës ashtu siç rrodhën ngjarjet për të ishte epike dhe vlerën më shumë se 3 pikët.

“Pamë shpirtin dhe vlerat e këtij ekipi. Ne e kemi merituar këtë fitore. E dominuam lojën kur ishim me forca të barabarta, por ruajtëm ekuilibrat me një lojtar më pak, ndërsa me 9 lojtarë kurrë nuk i humbëm shpresat. Për mua ky sukses ishte epik. Kjo ndeshje vlen më shumë se 3 pikët”, tha trajneri i kuqezinjëve.

Ai vlerësoi makimalisht spanjollin Deulofeu, njeriu asist në këtë takim. “Deulofeu ka bërë një ndeshje të pabesueshme. Ai ka qenë gjithë kohën një shqetësim konstantat për mbrojtjen e Bolonjës edhe pse i vetëm”, tha Montella.

Top Channel