KLD pezullon nga detyra gjyqtaren e Elbasanit

07/02/2017 00:00

Pas një mbledhjeje të jashtëzakonishme të mbajtur këtë të martë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për ekzekutimin e vendimit të gjykatës ndaj një gjyqtareje.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur masën e sigurimit personal të “pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj gjyqtares Pajtime Fetahu, me detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Pas diskutimeve, KLD-ja vendosi pezullimin e përkohshëm nga detyra të gjyqtare, deri në përfundimin e procedimit penal në ngarkim të saj.

Top Channel