Korrupton zyrtarin italian për lejen e qëndrimit, arrestohet shqiptari

06/02/2017 00:00

Një shqiptar, një maroken dhe një italian janë arrestuar nga policia e Savonës në Itali pasi kanë korruptuar funksionarë të ministrisë së Brendshme për të përfituar lejen e qëndrimit në shtetin fqinj.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve, Ansa, gjithashtu në pranga janë vënë një polic dhe dy funkionarë të ministrisë së Brendshme, me akuzën e korrupsionit. Ata kanë pranuiar para dhe dhurata në këmbëim të lëshimit të lejes së qëndrimit, ndërrimit të mbiemrit aspo reduktimit të ditëve për pezullim patente.

Top Channel