Korabi-Skënderbeu luhet në “Elbasan Arena”

04/02/2017 00:00

Federata Shqiptare e Futbollit refuzoi kërkesën e klubit të Korabit për të zhvilluar ndeshjen në stadiumin e vet, duke thënë se nuk plotëson kushtet, ndërsa më pas zyrtarizoi se takimi i planifikuar të luhet të hënën Korabi-Skënderbeu do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kërkesa e Korabit u rrëzua nga Komisioni i Licensimit pranë FSHF-së, me arsyetimin e mosplotësimit të kushteve nga ana e klubit, të detyrueshme për t’u kualifikuar si objekt i licensuar.

Drejtuesit dhe tifozët dibranë shpresonin që të luanin për herë të parë në shtëpinë e tyre pas 53 vitesh.

Top Channel