“Arena Kombëtare” në garë për Superkupën e Europës

03/02/2017 00:00

UEFA ka zyrtarizuar vendet kandidate ku mund të organizohet Superkupa e Europës në vitin 2019, mes të cilave është edhe Shqipëria.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ka bërë aplikimin e saj në fillim të vitit 2017 dhe vetëm ditën e premte, UEFA ka zyrtarizuar edhe vendet që kanë hyrë në garë për të fituar këtë të drejtë.

“Procesi nuk është i shpejtë dhe seminari i parë sqarues është muaji mars ku do të bëhet edhe dorëzimi i dokumentacionit nga ana e federatave që kërkojnë këtë finale. Nga kjo kohë e deri në muajin Qershor, komisioni përkatës në UEFA do të bëjë verifikimin përkatës të të gjithë dokumentacionit të paraqitur nga federatat e vendeve kandidate, ku është edhe Shqipëria”, sqaron FSHF.

Shqipëria është paraqitur në këtë garë me “Arenën Kombëtare”, një stadium në ndërtim që pritet të përfundojë në 2018 dhe me një kapacitet prej 22 mijë e 500 vende.

Vendimarrja nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të bëhet në muajin shtator.

Kandidatët që duan finalen e Superkupës

Albania                     Tirana              National Arena
France                      Toulouse          Stadium de Toulouse
Hungary                    Budapest         Florian Albert Stadion
Israel                        Haifa               Sammy Ofer Stadium
Kazakhstan               Astana              Astana Arena
Northern Ireland        Belfast              Windsor Park
Poland                      Gdansk             Arena Gdansk
Poland                      Warsaw            Stadion Narodoëy

Top Channel