Konflikt me ndërtuesin, 37-vjeçarja kërcënon të hidhet nga tarraca e pallatit

01/02/2017 00:00

Konflikti me ndërtuesin ka bërë që një grua 37-vjeçare të kërkojë drejtësinë, duke kërcënuar me hedhjen nga tarraca e një pallati në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.

Familja Ahmeti pretendon se ndërtuesi që i ka marrë tokën nuk i është përmbajtur kontratës, duke mos i dhënë asnjë pjesë nga ndërtimi, si dhe ka falsifikuar dokumentat e pronësisë së truallit.

Pas ndërhyrjes së policisë dhe mbi 1 orë negocimi, gruaja zbriti nga lartësia, ndërsa ambulanca që mbërriti në vendngjarje e shoqëroi në spital.

Top Channel