Mitrovicë, shtyhet nga moti rrëzimi i murit të Mitrovicës

31/01/2017 00:00

Institucionet e Kosovës janë të gatshme për ta rrënuar murin në veri të Mitrovicës, por rrëzimi i tij do të shtyhet për ditët në vazhdim, për shkak të shumë arsyeve, përfshirë këtu edhe kushtet klimatike në vend.

Këtë e ka konfirmuar deputeti i PDK-së, Shaip Muja, ndërkohë që opozita shprehet skeptike sa i përket rrëzimit të tij.

Sipas përfaqësuesve të opozitës, ka qenë pikërisht kjo qeveri që ka lejuar ndërtimin e këtij muri, ndaj dhe nuk presin që ai të shembet nga ajo.

Top Channel